Shiten 94/ari në Berivojcë Kamenicë Kosovë

💶 100,000/€

📍Adresa: Berivojcë Kamenicë Kosovë

🗂Nö 333

Tel/Vib/Whatt/+38344613293 /+38344399919

Shitet tokë bujqësore me sipërfaqe totale prej 94 ari, në një lokacion shumë të favorshëm dhe dominues në fshatin Berivojcë, vetëm 2 km larg qytetit të Kamenicës. Trualli ndodhet në një lartësi mesatare me pamje të hapur dhe horizont shikueshmërie të gjerë, me orientim kah perëndimi, i rrethuar me fusha dhe male, duke ofruar qetësi, ajër të pastër dhe natyrë të pasur.

Toka është e rrethuar me cerkllazh betoni dhe e thurur me tel rreth e përqark, me rrugë dhe rrymë elektrike brenda truallit, gjë që e bën shumë funksionale dhe të gatshme për shfrytëzim të menjëhershëm.

🌳 Në truall ndodhen rreth 650 trupa pemësh frutore 8-vjeçare, përfshirë: Mollë, Dardha, Kumbulla, Arra
Pemët janë të pajisura me sistem ujitje pikë-pikë direkt te rrënjët. Prona posedon bunar uji, i cili furnizon dy depozita uji me kapacitet mbi 5 m³.

🏡 Në pronë gjenden gjithashtu: Një vilë e vogël, Depo për vegla pune. Hapësirë e veçantë e rrethuar me tel për pula dhe shpezë të tjera. Infrastrukturë: Rrugë + rrymë në truall.

📐 Sipërfaqe totale: 94 ari (9,400 m²)
🏡 Hapësirë: Për vila etj.
📜 Çertifikatë prone: Po
📍Adresa: Berivojcë Kamenicë Kosovë
💶 Çmimi: 100,00/€

Një pronë ideale për bujqësi, pemëtari, fermë familjare apo investim afatgjatë, në një ambient të qetë dhe me potencial shumë të madh zhvillimi

📝 Shitja dhe Bartja e pronës bëhet vetëm përmes Noterit sipas marrëveshjeve mes shitësit dhe blerësit

☎ Tel/WhattsApp/Vib: 044613293/044399919
🌎 http://www.piramidagroup.net
📩 e-mail: info@piramidagroup.net
🏛 PIRAMIDA group Real Estate